Një plaçkitje ka ndodhur sot afër selisë së bankës ProCredit, ku është plaçkitur kompania e transportit të të hollave, në lagjen Lakrishte.
Koha.net ka tentuar të marrë informacione nga zëdhënës policor në lidhje me këtë plaçkitje, por se, siç kanë thënë, as ata ende nuk kanë detaje tjera.
“Kemi marrë informata që plaçkitja ka ndodhur në orën 15:40 në bankën ProCredit në rrugën “Bill Clinton”, ka thënë Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Tutje ajo ka treguar se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes, por se nuk mund të pengohen në detyrë për të marrë detaje rreth plaçkitjes.
Ahmeti ka thënë për Koha.net, se Policia e Kosovës gjatë ditës së nesërme pritet të lëshojë një komunikatë për media me detaje rreth plaçkitjes.
-
Plaçkitja i ndodhi kompanisë së transportit të të hollave, jo ProCreditit
-
Plaçkitet dega në Lakrishtë e ProCredit Bankës
-
Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
-
Si ndodhi plaçkitja e bankës “ProCredit” më 2017 [VIDEO]
-
Plaçkitet një bankomat në Rrugën B në Prishtinë, u përdorën eksplozivi dhe armët