Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Deçan

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në fshatin Carrabreg të Deçanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar nga familjarët e tij në QKMF pa shenja jete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas familjarëve viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftim.