Policia ka hapur hetime për tri raste të vdekjeve të cilat kanë ndodhur të hënën në Prishtinë, Graçanicë e Malishevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Prishtinë një person ka iniciuar rast për vdekjen e vajzës së tij në QKUK. Siç thuhet në raport, ai është njoftuar nga stafi mjekësor për vdekjen e vajzës e cila ka qenë duke marrë trajtim spitalor. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti po hetohet.
Në fshatin Badovc i Ri në Graçanicë një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti vazhdon të hetohet.
Ndërkaq në Malishevë është gjetur i shtrirë në tokë një person, vdekja e të cilit është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
-
Dy raste vdekjesh po hetohen nga Policia e Kosovës
-
Policia nis hetimet për tri vdekje në Gjilan, Shtime e Leposaviq
-
Autoritetet nisin hetime për tri vdekje brenda një dite në Kosovë
-
Policia po e heton rastin e vdekjes së një personi që u dërgua pa shenja jete në QMF
-
Policia po heton tri raste të vdekjes të raportuara në 24 orët e fundit