Kronikë

Policia në kërkim të tre personave që kryen tentim vrasjeje në Vushtrri

Policia

Policia e Kosovës është në kërkim të tre personave që dyshohet se kanë kryer veprën vrasje në tentativë në Vushtrri. Rasti ka ndodhur të hënën në orën 18:44, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi por nuk e kanë qëlluar.

Sipas ankuesit, të dyshuarit ishin të armatosur, njëri me armë të gjatë e dy të tjerët me pistoleta.

“Të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.

Policia ka identifikuar të dyshuarit dhe ka njoftuar të gjitha stacionet/nënstacionet policore, pikat kufitare dhe Aeroportin “Adem Jashari”, që nëse i hasen të dyshuarit të ndalohen menjëherë.

“Hetuesit policor në bashkëpunim me prokurorin janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me veprën penale”, thuhet tutje.