Një grua në Pejë ka raportuar në polici se vajza e saj i ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur dhe është larguar nga shtëpia.
Rasti ka ndodhur të martën dhe po trajtohet si dhunë në familje.
E dyshuara thuhet se është në kërkim policor.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se e dyshuara femër kosovare-vajza e saj, i ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur dhe është larguar nga shtëpia. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është në kërkim policor”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm