Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia në kërkim të gjilanasit, i dyshuar për tri vepra penale

Policia e Kosovës është në kërkim të Fiton Spahiut nga Gjilani. I njëjti dyshohet për veprat penale 'vjedhje e rëndë', 'armëmbajtje pa leje' dhe 'posedim i substancave narkotike'.

Sipas njoftimit, i dyshuari është i lindur më 1 korrik 1994, derisa për të ka pasuar urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar (fotoja e bashkangjitur), të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Image