Kronikë

Policia ndalon në kufi një veturë me plot pije në vlerë rreth 1661 euro

Njësitë policore kufitare gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur se në të kanë qenë pije të ndryshme në vlerë prej 1661 euro.

Në fshatin Botushë të Gjakovës, policia ka ndalur veturën dhe më pas me konsultimin e prokurorit të shtetit është rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

“Janë njoftuar inspektorët komunalë të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Vlera e pijeve është rreth 1661 euro. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që vetura dhe pijet të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njoftoi PK.