Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në realizimin e planeve konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Njësitë në policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve vazhdojnë edhe me patrullime lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1650 ( njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) tiketa ndaj kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.
-
Policia vijon gjobitjen e shkelësve të rregullave në trafik, ndihmohet nga mediat
-
Apel i Policisë: Vozitni me kujdes
-
Vetëm gjatë marsit Policia shqiptoi 182 fletëparaqitje ndaj shoferëve nën ndikim të alkoolit
-
Sivjet Policia ka shqiptuar 1321 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve
-
Gjatë vitit të kaluar në aksidentet në trafik kanë vdekur 128 persona