Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia konfiskon mbi 130 kg marihuanë dhe arreston dy të dyshuar

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjakovë, gjatë punës operative dhe hetimeve të zhvilluara, ka arritur të identifikojë një depo në rajonin e Prizrenit, në të cilën dyshohej se ka substanca narkotike. Për këtë është njoftuar prokurori dhe nga ai është marrë leje për kontroll. Gjatë kontrollit në depo në 10 dyer dyshohej për fshehje të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në brendësi të dyerve nga druri janë gjetur: 144 paketime me nga 400 gram secila, me peshë totale rreth 59 kg e 453.12 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia pas zgjerimit të hetimeve, më datë 28.10.2017 identifikon një lokacion (depo) të dytë në rajonin e Ferizajt dhe gjatë kontrollit në këtë depo janë gjetur 11 dyer ku po ashtu dyshohej për fshehje të narkotikëve.

Në këtë rast në brendësi të dyerve nga druri janë gjetur: 171 paketime rreth 400 gram secila, me peshë totale rreth 71 Kg e 196.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në të dy lokacionet janë konfiskuar gjithsejtë 315 Paketime me peshë totale prej 130 kg e 649.3 gram.

Marihuana ishte maskuar në dyer dhe dyshohet se destinacion e kishte Zvicrën.

Si të dyshuar janë arrestuar dy persona:

A.S. viti i lindjes 1989, mashkull, kosovar, shqiptar dhe

L.P. viti i lindjes 1991, mashkull, kosovar, shqiptar.

Me urdhër të Prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu edhe dy të dyshuar tjerë (identiteti i njohur për policinë) janë në kërkim nga policia.