Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një të moshuari që, sipas informatave të para, kishte pësuar sulm në zemër në hollin e Kino ABC-së në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka thënë për Koha.net se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, të hënën pasdite.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë, një person i gjinisë mashkullore është pa shenja jete. Në vendngjarje ka dalë policia dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Ahmeti për Koha.net.