Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kërkon ndihmë për të identifikuar një të dyshuar

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e një të dyshuari për vjedhje.

Sipas Policisë, i dyshuari po kërkohet për përfshirje në një vjedhje që ka ndodhur në maj të 2023-s në Prishtinës.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast ‘vjedhje’, që ka ndodhur në maj të vitit 2023, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin policor.

Policia ka bërë thirrje që çdo informatë mbi të dyshuarin mund të jepet në numrin 192.