Policia e Kosovës, njofton se më datë 25.01.2018, në polici është raportuar për një person të zhdukur.
Policia thotë se qysh nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkohet edhe ndihma e qytetarëve.
Bëhet fjalë për Besim Berishën, i nacionaliteti Rom, i lindur në vitin 1975, banues në fshatin Dobrajë e vogël , komuna e Lipjanit.
“Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në numrin 044-506091 ose në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të zhdukur
-
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij personi
-
Zhduket një burrë në Malishevë, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij
-
Zhduket një burrë në Pejë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një të zhdukuri në Ferizaj