Policia e Kosovës, Drejtoria në Gjilan ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve të Kosoës për të arrestuar të dyshuarin Sedat (Rafiz) Fejzi, me banim në fshatin Mogillë të komunës së Kllokotit.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale " Dhunim”
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan
- E-mail adresa: [email protected]
