Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që ka ndodhur në janar të vitit 2020, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia shton se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Image