Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari për shitje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët lidhur me kapjen e një personi të dyshuar për blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se bëhet fjalë për Valdet (Gani) Vrankaj i lindur më 16.11.1985.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]