Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kap shpërndarësit e drogës derisa po incizonin veten

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren pasi u është gjetur rreth një kilogram marihuanë.

Përmes një njoftimi për media policia ka treguar se të arrestuar janë:

F. M. viti i lindjes 1997, m/sh/k

R. K. viti i lindjes 1988, m/sh/k

Tek të dyshuarit është gjetur sasia prej rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuanë, një cigare e cila dyshohet të jetë me marihuanë si dhe 18 qese të najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me mariuhanë.

Si prova materiale lidhur me rastin, janë konfiskuar dëshmitë e lartcekura duke përfshirë edhe një video-incizim të cilën e keni në vijim:

Edhe Arrestohen në flagrancë tre persona për shitblerje të narkotikëve Kronikë Arrestohen në flagrancë tre persona për shitblerje të narkotikëve

Në konsultim me prokurorin kujdestar në Prizren, të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Për një javë Policia e Kosovës në luftën ndaj trafikimit me narkotikë ka konfiskuar mbi 199 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe janë arrestuar 31 persona.