Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kap në flagrancë grabitësin në Tiranë

Një shtetas me iniciale E.P., është kapur në flagrancë nga policia e Tiranës. I arrestuari po tentonte të vidhte në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”. Policia ka zbardhur edhe disa vjedhje të tjera që që dyshohet se i ka kryer ky shtetas. Materialet në ngarkim të shtetasit E. P., i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë

Kapet në flagrancë nga Policia një shtetas në tentativë për të vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Zbardhen edhe disa vjedhje të tjera që dyshohet se i ka kryer ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë për tentativë vjedhjeje në garazhet e një pallati, kanë organizuar punën duke ngritur shërbime grackë.

Edhe Një person arrestohet pasi kapet në flagrancë duke vjedhur në një barnatore Kronikë Një person arrestohet pasi kapet në flagrancë duke vjedhur në një barnatore

Si rezultat i këtyre shërbimeve u bë e mundur që rreth orës 04:30, të kapet në flagrancë shtetasi E. P, 41 vjeç, banues në Kavajë, (i dënuar më parë për vjedhje).

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 3, bazuar në mekanizmin, mënyrat, vendin dhe territorin ku kishin ndodhur vjedhjet, dyshohet se ky shtetas është autori për vjedhjen e sendeve dhe materialeve në disa garazhe dhe konkretisht:

Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.

Më datë 20.03.2019, në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.

Edhe Arrestohet pasi tenton të vjedhë Kronikë Arrestohet pasi tenton të vjedhë

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera, duke u bazuar në pamjet filmike.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. P., i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal/Mapo.