Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia jep detaje rreth shpërthimit në Ranillug

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ranillug, afër një lokali është gjuajtur një mjet shpërthyes, të shtunën.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se njësitet policore relevante patrulluese, hetues nga Stacioni Policor Ranillugë, hetues rajonal duke përfshirë Krim Teknikën Rajonale dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive i janë përgjigjur rastit.

Nga vendi i ngjarjes është raportuar se nga ky rast lëndime trupore nuk ka pësuar askush përpos disa dëmeve të vogla materiale.

“Pronari i lokalit nuk është takuar nga policia pasi i njëjti për momentin gjendet në pushime jashtë Republikës së Kosovës. Rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga Hetues Rajonal të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm