Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje lidhur me përleshjen fizike mes drejtorit dhe punëtorëve të Trepçës.
Siç është bërë e ditur për media nga Policia, drejtori i ri i Trepçës se bashku me një bashkëpunëtor të tij të Trepçës ishin sulmuar nga disa persona të dyshuar ku dhe të dy kanë marrë lëndime trupore me ç’rast edhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal Mitrovicë, të cilët me pas janë liruar.
“Personat e dyshuar janë identifikuar nga policia, dhe në lidhje me rastin janë duke punuar Hetuesit Rajonal, ku tre prej të dyshuarve janë arrestuar. Pas procedurave të nevojshme intervistuese, tre të dyshuarit R.I., 50 vjeçar, Sh.R., 40 vjeçar dhe B.I.,37 vjeçar, dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm dhe Pengim i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarit e sulmit në Trepçë
-
Përleshen minatorët me kryeshefin e “Trepçës”
-
Tre tifozë të "Torcidës" arrestohen nën dyshimin për sulmin pas ndeshjes Trepça – Vushtrria
-
Arrestohen dy qytetarë dhe një polic për "sulm" në Prizren
-
Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”