Policia e Rajonit të Gjakovës ka dhënë detaje rreth rastit të vdekjen që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Smolicë të Gjakovës.
“Sot rreth orës 8:00, Stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion për një rast në fshatin Smolicë të komunës së Gjakovës. Patrullat policore me të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi një person ka humbur jetën”, tha për kallxo.com zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj.
Rrethanat dhe motivin e vrasjes po vazhdojë t’i hetojë Policia.
“Së shpejti do të dalim me informata shtesë lidhur me rastin”, tha Podrimaj.
10:59 Vdes një person nga një shpërthim në Gjakovë
Një person është vrarë sot në Gjakovë.
Edhe
Policia po heton vdekjen e 61 vjeçarit në Smolicë të Gjakovës, në shtëpinë e tij u vu eksploziv
“Mund të konfirmoj rastin e vrasjes së një personi në Gjakovë“, tha për Kallxo.com zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lirije Podrimaj.
Podrimaj ka thënë se nuk ka detaje të tjera për këtë rast.
Ndërsa, Kallxo.com merr vesh se një person është vrarë nga shpërthimi në derë të shtëpisë së tij.