Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar vdekjen e një 54-vjeçari në Prishtinë, për të cilën u raportuar të enjten.
Sipas raportit të Policisë viktima është shtetas i Shqipërisë dhe është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori në rrugën “Sadik Bekteshi” në Prishtinë.
“Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë. Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.