Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia jep detaje për sulmin e mbrëmshëm me granatë

Mbrëmë rreth orës 19:00, ka ndodhur një sulm me granatë në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.

Policia bën të ditur se në sulm kanë qenë të përfshirë shtatë persona, transmeton Koha.net.

Lexo edhe: Pas një konflikti të çastit, një person sulmon me granatë disa të tjerë në Prishtinë

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që dy nga ta, pas një mosmarrëveshje, kanë hedhur një granate dore në drejtim të pesë të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë me ç’ rast njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore nga pjesët e granatës dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor’, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe pas konsultimit me prokurorin është bërë bastisja e dy shtëpive të dyshuarve me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator me katër fishekë dhe një fishekë i armës së gjatë.

Me urdhër të prokurorit tre nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë lirohen.