Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen që ndodhi në Fushë-Kosovë të mërkurën rreth orës 18:00.
Në rrahje, sipas Policisë, janë pëfshirë tetë persona, të cilët janë arrestuar.
Një nga të dyshuarit ka marrë tretman mjekësor. Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 11.08.2021 – 18:02. Janë arrestuar 8 (tetë) të dyshuar meshkuj kosovar pasi që ishin përfshirë në një rrahje. Njërit nga të dyshuarit iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.