Kronikë

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Gjilan

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit ka treguar për Koha.net detaje nga aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Dardania 2” në Gjilan.

Ai ka treguar që fatmirësisht aksidenti nuk ka qenë me fatalitet por vetëm me lëndime të lehta trupore, e se aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë.

“Aksidenti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate. Kemi mësuar se 1 veturë e cila si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur në murin e një shtëpie. Pas përplasjes vetura është rrokullisur”, ka thënë Hashani për Koha.net.

Ai ka shtuar se 2 nga 3 personat që ishin në veturë kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast janë trajtuar menjëherë.

Policia e Gjilanit ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat, ndërkaq vetura ka pësuar dëme të dukshme materiale.

Hashani ka treguar se ky rast do të dërgohet në gjykatë.