Kalabri, 5 nëntor – Policia italiane ka konfiskuar pothuajse një ton kokainë të pastër që mund të ishte shitur për miliona euro, në portin e qytetit jugor italian Gioia Tauro, (Kalabri), deklaruan autoritetet, transmeton ATSH raportimin e mediave të huaja.
Sipas policisë, kokaina vlerësohej në 186 milionë euro (219 milionë dollarë).
”Droga u transportua në çanta të fshehura, në një kontenitor me midhje të ngrira nga Kili”, theksoi policia.
Kokaina ishte mbështjellë me pako të vogla me peshë totale prej 930 kilogramë dhe policia e gjeti atë me ndihmën e skanerëve speciale/DPA.