Kronikë

Policia identifikon tre të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka identifikuar tre të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Prishtinë para disa ditëve.

Siç ka njoftuar Policia një i dyshuar është arrestuar të mërkurën dhe është intervistuar, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati.

I dyshuari që është intervistuar është ndaluar për 48 orë.

Pos për dhunim, akuzohen edhe për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Para disa ditëve një grua ishte paraqitur në Polici dhe kishte raportuar se më 30 prill ishte takuar me një të dyshuar, që e kishte marrë pa dëshirën e saj në një shtëpi të pabanuar dhe së bashku me katër të tjerë e kishin dhunuar dhe e kishin detyruar të konsumonte substanca narkotike.

“DHUNIM/Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021. Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin, i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, ishte thënë në njoftimin e Policisë.