Raportohet se ka nisur të shpërndahet fotografia e viktimës mashkull të rastit ku një kosovar, 43 vjeç, akuzohet të ketë vrarë gruan e tij 32 vjeçe, me të cilën jetonin të ndarë, dhe partnerin e saj të ri, 23 vjeç.
Por, policia gjermane ka paralajmëruar që fotoja të mos rishpërndahet.
Fotografia nuk dihet ende se nga kush është shkrepur, por e njëjta është shpërndarë në internet. Momentalisht, fotografia është shpërndarë në rrjete sociale por edhe nëpër shërbime tjera të shkëmbimit të mesazheve, ka sqaruar Policia në qarkun Markischer, raporton Koha.net.
“Veprimi i atij personi dhe i të gjithëve që e shpërndajnë fotografinë është i neveritshëm, tregon mungesë respekti dhe nuk do të tolerohet nga policia”, ka thënë policia në një komunikatë për media, shkruan "Westfalenpost".
Po ashtu thuhet se kanë nisur hetimet për të gjetur autorin e fotografisë.
“Kushdo që e pranon fotografinë duhet ta fshijë atë menjëherë”, ka rekomanduar policia.
-
Plagosi një polic, 16-vjeçari me origjinë nga Kosova kërkohet në Gjermani
-
52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani
-
“Vrasja e sozisë”, kosovari 25-vjeçar paraqitet në gjykatë
-
Kosovari vret bashkëshorten në parking të një shitoreje në Gjermani
-
Prizren, shoqërohet në polici pasi në rrjete sociale publikoi incizime me ish-bashkëshorten