Policia e Kosovës, në rajonin e Pejës, nëpërmes një komunikate, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e një personi të dyshuar.
Personi i dyshuar është Elton (Arif) Arifaj i lindur më 13.09.1985 në qytetin e Pejës.
Ky person dyshohet për veprën penale, “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës, bënë të ditur Policia, transmeton Koha.net.
Të gjithë personat që mund të ndihmojnë Policinë e Kosovës për kapjen Elton Arifajt, mund t'i kontaktojnë ata në numrat e telefonit:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari nga Peja
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari për posedim të narkotikëve
-
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi
-
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për trafikim me njerëz, grabitje e shantazh