Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia e Pejës kërkon ndihmë për kapjen e Fisnik Lajqit

Policia e Kosovës, po kërkon ndihmë për kapjen e Fisnik Lajqit nga Peja.

Për këtë, thotë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Personi i dyshuar është: Fisnik (Bajram) Lajqi, i lindur me 13.11.1982, në Pejë. I dyshuari është i kërkuar për një rast për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’, dy raste për veprën penale ‘Përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe dy raste për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor dhe përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet në njoftimin e PK-së, teksa thuhet se dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.