Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Veton Memaj, 29-vjeçar nga Deçani, i cili është i dënuar për veprat lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve.
Përmes një komunikate, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin policor.
Më poshtë janë opsionet kontaktuese me Policinë lidhur me rastin.
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
Edhe
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari nga Deçani
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]