Policia në Podujevë e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë rastin e punëtorit teknik në shkollën fillore të mesme të ulët “Enver Maloku” në këtë qytet.
Nysret Fusha (1959) është gjetur i vdekur nga kolegu i tij, S.B., mëngjesin e së mërkurës në dyshemenë e sallës së arsimtarëve të kësaj shkolle. Ai po mbante ende një elektrik dore.
Ushtruesi i drejtorit të kësaj shkolle, Agim Hamza, ka thënë se në shkollë kishin shkuar rreth orës 07:00 me djalin e të ndjerit, pasi ishte vonuar për gati një orë kur do të duhej të mbërrinte në shtëpi, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm