Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia arreston një person për rrëmbimin e javës së kaluar

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person për rrëmbimin e javës së kaluar në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë.

“Lidhur me rastin, me 25.06.2018 pas hetimeve intensive është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Më 18 qershor në këtë rrugë ishte rrëmbyer një femër, ndërsa policia kishte arrestuar dy persona të dyshuar të cilët ishin liruar në procedurë të rregullt.

Për këtë rast zyra e kryeministrit kishte kërkuar sqarime nga prokuroria.