Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia aksidentohet me trenin në Mitrovicë

Iniciativa Qytetare Tjetërqysh ka raportuar për një aksident komunikacioni mes një veture të Policisë së Kosovës dhe një treni.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Mitrovicës, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

“Vitin e kaluar, qytetarët kanë raportuar për mungesën e shenjave sinjalizuese tek hekurudha si dhe mosfunksionimi i laurës në këtë zonë. Sot ndodhi një aksident, fatmirësisht pa pasoja, shkas, mungesa e shenjave”, thotë “Tjetërqysh”.

Artikuj të ngjashëm