Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Anti-Drogës e Mitrovicës Veriore ka arrestuar mbrëmë tre persona për posedim të lëndëve narkotike.
Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar për “Kallxo.com” prokurorja e Prokurorisë në Mitrovicë, Zejnie Kela.
“Janë arrestuar 3 persona për narkotik. Tash jemi në fazën e hetimeve dhe nuk mund të them asgjë më shumë”, tha ajo.
Ndërkohë, portali ka marrë vesh se njëri prej të arrestuarve në këtë rast është pjesëtar i Policisë së Kosovës, saktësisht pjesëtar i sektorit të Mbrojtjes së Afërt.
Tre të dyshuarit gjendeshin në dy vetura të ndryshme.
Edhe
Policia arreston tre persona në Mitrovicë të Veriut
“Kallxo.com” ka marrë vesh se në veturën “Audi” të cilën e drejtonte pjesëtari i Policisë së Kosovës është gjetur droga në sasi prej mbi 10 kilogramë.
Ndërsa, dy të arrestuarit e tjerë ishin në një veturë tjetër, e cila e shoqëronte veturën e drejtuar nga zyrtari i Policisë.