Policia ka pasur telashe në arrestimin e një personit i cili fillimisht është denoncuar për një rast të dhunës në familje.
I njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe pasi që ka shfaqur sjellje agresive të pakontrolluara me rekomandim të prokurorit të shtetit ai është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Por, përderisa sot policia ka qenë në monitorim të tij në QKUK, i njëjti ka sulmuar policinë duke ju shkaktuar lëndime trupore dhe ka shfrytëzuar momentin për të ikur nga aty.
Përkundër rrethanave të krijuara policia është vënë në ndjekje të tij dhe pak më larg vendit të ngjarjes i njëjti është arrestuar nga ana e policisë. Përmes një videoje që po qarkullon, polici shihet se të dyshuarin e ka ndalur duke ia drejtuar armën.
Policia ka njoftuar se aktualisht janë duke u trajtuar rrethanat në të cilat është zhvilluar ngjarja me qëllim zbardhjen e plotë të tyre.
Polici detyrohet t’ia drejtojë armen të dyshuarit për ta arrestuar? Polici detyrohet t’ia drejtojë armen të dyshuarit për ta arrestuar ? https://bit.ly/3g6VJZX
Posted by Koha.net on Wednesday, June 9, 2021
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për dhunë në familje
-
Mitrovicasi arrestohet për dhunë në familje, policia sekuestron arsenal armësh në shtëpinë e tij
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshim për dhunë në familje
-
Arrestohet një polic i dyshuar për dhunë në familje
-
Operacion policor në Gjakovë, arrestohet një person e kapen dy armë