Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Po e drejtonte autobusin ku u gjetën 120 kg narkotikë, arrestohet një person në Prishtinë

droge

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar B.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. 

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari po e drejtonte një autobus ku u gjetën 120 kilogramë narkotikë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I dyshuari B. K., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg. Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi për të”, thuhet në njoftim.