Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagosje në Runik të Skenderajt

Në Runik të Skenderajt dyshohet se ka ndodhur një incident ku kanë mbetur 3 persona të plagosur.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Koha.net se nga zyrtarë kanë marrë informacione se fillimisht bëhej fjalë për 2 të plagosur, ndërsa më pas thuhej se janë 3 të plagosur.

Zahiti ka thënë se nuk dihet ende për sa persona bëhet fjalë dhe se ende nuk kanë siguruar asgjë zyrtare.

Ai për portalin Koha.net ka treguar se në vendin e ngjarjes është policia dhe se janë gjetur disa gëzhoja të revoles.