Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagosje në rrugën Prishtinë - Mitrovicë

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë - Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se plagosja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit.

“Sipas informatave fillestare një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy armë”, tha Ahmeti.

Tutje ajo shtoi se njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.