Një person është plagosur në një lokal në Mitrovicë afër urës së Ibrit, me ç’rast është dërguar në spitalin rajonal.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, duke treguar se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes.
Nuk ka ende informacione për arsyen e të shtënave, por policia ka konfiskuar një armë në vendin e ngjarjes që besohet të jetë përdorur për gjuajtje.
Nuk dihet cila është gjendja shëndetësore e viktimës edhe pse është duke u trajtuar, megjithatë policia po punon në hetimin e rastit.