Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në Fushë Kosovë, po kërkohet i dyshuari

Mëngjesin e së shtunës, një person është plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë.

I dyshuari i cili ka shtënë është identifikuar nga Policia e Kosovës dhe aktualisht është në kërkim.

Njësiti i policisë ka dalur në vendngjarje dhe po merret me hetimin e rastit.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka konfirmuar Zyra për Informim e PK-së për Kohën.