Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në Fushë-Kosovë

Plagosje

Foto Ilustrim

Një person është plagosur në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë-Kosovë, të mërkurën në ora 14:00.

Policia i ka thënë KOHËS se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa për rastin janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin policor.

Aktualisht po kryhen hetime për sqarimin e rrethanave të rastit.