Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në Fushë Kosovë

Një person në Fushë Kosovë është plagosur të enjten. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Njoftohet se viktima është dërguar në QKUK dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati dhe është në kërkim policor.

“Është raportuar se ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Dyshohet se personi i dyshuar mashkull kosovar në rrethana të paqarta e kishte plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor dhe gjendja e tij sipas mjekut është e rëndë. I dyshuari deri me tani gjendet në arrati dhe është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm