Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset në Bathore një 24 vjeçar

Një 24-vjeçar i plagosur me armë zjarri është dërguar në spital nga babai i tij gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës në Bathore.

Mësohet se personi i plagosur është shtetasi me inicialet D.Ç., ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa bën të ditur se paraprakisht dyshohet se ky person mund të jetë vetëplagosur.