Sot në mëngjes para zyrës së tij në veri të Mitrovicës raportohet se është sulmuar me armë zjarri lideri i serbëve të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq.
Sipas burimeve nga veriu i Mitrovicës, raportohet se Ivanoviq është dërguar në spital dhe jeta e tij është në rrezik.
Policia konfirmon vetëm se Ivanoviq është dërguar në spital dhe nuk ka më shumë informata se me çka është sulmuar.
Zëvendësdrejtori i Policisë së veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, konfirmon për KosovaPress se deri më tani e kanë informatën se ai është dërguar në reanimacion në spital por më shumë informata nuk ka.
Artikuj të ngjashëm