Një grua, shtetase e Shqipërisë, është plagosur me armë zjarri derisa po mblidhte boronica në bjeshkët e Babaj të Bokës në Gjakovë.
“Sipas viktimës i dyshuari ka shtënë me armë në ajër dy herë ku njëri nga plumbat e ka goditur viktimën në kofshë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit shkon në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm