Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Skenderaj

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në ora 11:25, në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Sipas Policisë në aksident ishin të përfshira një kamionetë dhe një veturë, ndërsa si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, e më pas janë liruar, transmeton kp.

“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë veprimi i drejtuesit të kamionetës, i cili merr veprim përkthim gjysmë rrethor pa u siguruar se mund të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë me ç’rast ka goditur veturën tjetër”, tha Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë.