Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të arrestuar për tentim vjedhje në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona pasi kanë tentuar të thyejnë derën e një dyqani të martën në mëngjes.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë ku dyshohet se gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Gjatë kontrollit në njërën nga shtëpitë e të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.