Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Obiliq për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, përkatësisht për zjarrvënie.
Personat e arrestuar janë: R.P. 17 vjeçar, E. P. 18 vjeçar, R. S., 19 vjeçar, A. P. 19 vjeçar dhe G. P. 20 vjeçar.
Sipas Policisë, të lartpërmendurit sipas dyshimeve të bazuara dyshohet të jenë përfshirë në rastet që janë raportuar më datën 29 mars dhe 16 prill të vitit 2020.
“Njësiti i hetimeve ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një armë automatike (e tipit Thompson) dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në procedura të mëtejme gjyqësore. Personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.
-
Pesë të arrestuar pas një rrahjeje në Obiliq, mes tyre edhe një i mitur
-
Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda
-
6 të arrestuar, prej tyre 5 të mitur, për dëmtim të varrezave apo kufomave në Obiliq
-
Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë
-
Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për zjarrvënie