Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve H.K., P.B., Sh.K., K.K., S.K., për shkak se i ka gjetur fajtorë për veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
“Me datë 21 prill 2020, në orët e mbrëmjes, në Prizren, në katin e dytë të një lokali, 5 të akuzuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë dhe marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligjin për ndalimin e lojërave të fatit, në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga hetuesit Policor, të akuzuarit në katin e dytë kanë marrë pjesë në lojën bixhoz, të cilët në ato momente kanë tentuar t’i fshehin dëshmitë, mirëpo nga zyrtarët Policor është arritur të sigurohen provat siç janë: karta – letra (52 letra ngjyrë të kuqe; 96 letra ngjyrë të kuqe; dhe 54 pako me letra bixhozi të pahapura), me të cilat kanë luajtur të pandehurit; një pako metalike ngjyrë hiri me në të cilin gjendeshin figura të lojërave me ngjyra të ndryshme me të cilat luhet poker; një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të akuzuarit kanë mbajtur evidencën e parave të fituara, respektivisht të humbura gjatë lojës së bixhozit, si dhe gjatë kontrollit në trupin e tyre, janë bastisur para kesh: nga i akuzuari P.B., 2,611.35 euro, i akuzuari H.K., 3,190.00 euro, i akuzuari T.K., 450,00 euro, S.K., 245,70 euro, i akuzuari K.K. 108,00 euro dhe i akuzuari Sh.K., 827,00 euro, të cilat para janë përdorur për lojën e bixhozit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Andaj Gjykata të akuzuarve u ka caktuar dënime me gjobë duke ua zëvendësuar burgimin.
Të akuzuarin H.K., dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.
Të akuzuarin P.B., dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.
Të akuzuarin Sh.K., dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.
Të akuzuarin K.K., dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.
Të akuzuarin S.K., dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21.04.2020 deri më datë 09.07.2020.
Mirëpo, me kërkesë të mbrojtësve Gjykata ka aprovuar që dënimi me burgim të zëvendësohet me dënim me gjobë.
Për të akuzuarin H.K., shqiptohet dënim me gjobë në shumën prej 5,000 euro, për të akuzuarin P.B., 5,000 euro, për të akuzuarin Sh.K. 3,000 euro, për të akuzuarin K.K., 3,000 euro, për të akuzuarin S.K., 5,000 euro.