Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit

Foto: Stock

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në disa komuna të Kosovës.

Në Prishtinë, Policia njofton se ka arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht një grua.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Lipjan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimën femër kosovare. I njëjti është arrestuar.

Edhe në Graqanicë e Prizren ndaj dy personave është ngritur rast, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj dy viktimave femra.

E në Prizren një grua ka pranuar trajtim mjekësor pasi është rrahur nga një burrë. Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.